Sociale Më shumë

Gjonlleshaj: Problemet duhet të zgjidhen me dialog

Prej tvteuta13:32, 3 Mars 2020

Kryeipeshku i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” se Mali i Zi ashtu si edhe vendet e tjera duhet të ketë ligjin për liritë fetare, kurse mosmarrëveshjet eventuale duhet të zgjidhen me dialog. Ai nuk komentoi nëse ligji është zgjidhja më e mirë e mundshme, por shtoi se asgjë nuk është e përsosur dhe se me rëndësi është që askujt të mos i krijohet padrejtësi. Sipas tij, Kisha katolike do të synojë që të gjitha çështjet kontestuese në lidhje me këtë ligj, ti zgjidhë nëpërmjet dialogut.

  • 1

    Radio