Sociale Më shumë

Gjoni: Mos krijoni radhë para Komune. Nuk shpërndajmë ndihma

Prej tvteuta16:14, 3 Prill 2020

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, përveç që ka ndikuar në paralizimin e pothuajse të gjithë qytetit dhe vetizolimin e popullatës, ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes materiale të shumë familjeve në komunën tonë. Në nënkryetarja e Komunës, Hadixhe Gjoni, koordinuese e shpërndarjes së ndihmave pranë Shtabit  Komunal të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, thotë se situata është tejet e rënduar. Në Qendrën Për Punë Sociale  janë të regjistruar rreth 180 shfrytëzues të ndihmës materiale, por ky numër tani është  dukshëm më i madh. Komuna e Ulqinit e para ka marrë iniciativën për të ndihmuar njerëzit në nevojë,por menjëherë janë kyçur edhe subjekte të ndryshme qoftë individuale,OJQ,apo subjekte afariste., të cilët me pëlqimin e kryetarit të Komunës janë pajisur me leje për kryerjen e këti aktiviteti humanitar. Gjoni apeloi tek qytetarët mos të krijojnë rradhë para Komune sepse ata nuk ndajnë kurrfarë ndihmash  por vetëm koordinojnë me shpërndarjen e tyre, duke pasur parasyshë që të mos keqmenaxhohen.

  • 1

    Radio