Sporti Më shumë

Gjokoviqi mund të shpëtojë pa dënim

Prej tvteuta14:22, 31 Maj 2023

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, megjithatë nuk do të ndëshkohet për veprimet e tij që i bëri të hënën në “French Open”. Ai pas fitores në raundin e parë, e shkroi një mesazh me propagandë pro-serbe, duke shfrytëzuar profilin e tij të lartë të sportistit për të vazhduar me provokimet e tij.

Në mesazhin e tij, Gjokoviq shkroi “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

E për këtë veprim, i cili ka sjellë reagime të ndryshme, Gjokoviqi nuk do të ndëshkohet. Edhe pse një ndëshkim është pritur, Federata e Tenisit të Francës, haptazi ka njoftuar të gjithë se Gjokoviqi do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Në njoftimin e federatës franceze, thuhet se askund në rregulloret e saj nuk shkruhet se çfarë i lejohet tenistit dhe çfarë nuk i lejohet.

“Askund në rregulloret e Grand Slamit nuk shkruan se çka i lejohet dhe çka nuk i lejohet sportistit. Federata nuk do të ndërmerr asnjë masë”, thuhet në njoftim. Gjokoviqi, të mërkurën do të paraqitet në rundin e radhës në “French Open”.

  • 1

    Radio