Gjokaj: Pronarëve të ullishtës së djegur do ju sigurohen fidane dhe sistemi i ujitjes
Prej tvteuta10:07, 13 Shkurt 2019
Në praninë e një numri të madh të prodhuesëve bujqësor në sallën e madhe të Kuvendit Komunal u bë prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2019 për prodhuesit bujqësor nga kjo zonë. Nga përfaqësuesit e Ministrisë së  Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural u tha se Agrobuxheti për këtë vit është 52,4 milion euro, si dhe që është më i madh për 12,4 milion euro ose 31% në krahasim me vitin e kaluar. Pas prezantimit u hapen edhe dikutime ku të pranishmit shtruan pyetje.
Ilir Çapuni kryetari i Kuvendit Komunal shprehu shqetsimin për pronarët e ullinjëve të cilëve në shtator të vitit të kaluar zjarri dogji mbi 1.200 rrënjë ullinj. Përfaqsuesit e Ministrisë së Bujqësisë premtuan se do të sigurojnë fidane të reja ,si dhe do të financojnë sistemin e ujitjes. Shqetsimi i prodhuesëve bujqësor ishte mos fukcionimi i rregullt i grumbullimit të qumshtit,mos sigurimi i vendit për grumbullimin e agrumeve si dhe mos realizimi i subvencioneve të karburantit. Enis Gjokaj, Shefi i Departamentit për monitorimin e projekteve për zhvillimin rural u shpreh se prodhuesit bujqësor nga Komuna e Ulqinit nuk i shfrytëzojnë sa duhet mjetet e parapara nga ky resor,dhe apeloi tek të njëjtit që të konkurojnë tek Ministria e Bujqësisë me projekte. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se është e domosdoshme të mbahen trajnime me prodhuesit bujqësor për ti aftësuar ata të shkruajn projekte edhe të tërheqin mjete nga buxheti në fjalë.