Sociale Më shumë

Gjinaj: Përmes lutjeve mund të tejkaloni frikën

Prej tvteuta11:54, 23 Mars 2020

Me urdhërin e Qeverisë së Malit të Zi ndalohen të gjitha tubimet e qytetarëve, përfshirë edhe ato që organizohen nga udhëheqësit fetarë, si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Nga aspekti fetar kjo situatë edhe pse fizikisht i ndanë njerëzit nga mbledhjet fetare, mund ti bashkojë ata edhe më tepër përmes lutjeve të veta në gjirin familjar, spjegon për TV Teuta famullitari i kishës së Shtojit Palush Gjinaj. Ai këshillon që në këto situate janë të rekomandueshme lutjet në mënyrë që të shmangin frikën nga situate e krijuar.

Tubimet fetare i kanë ndaluar edhe ne vende të tjera në Ballkan, që po përballen me pandeminë e koronavirusit.

  • 1

    Radio