Gjimnazistët nga Tuzi vizituan “Youth Corner”
Prej tvteuta12:44, 8 Janar 2018
Një grup gjimnazistësh nga Tuzi në krye me udhëheqësen e tyre , drejtoreshën e organizatës jo qeveritare “Fëmijet e Malit të Zi” Sabra Deçeviq, vizituan sot Këndin për të rinj në Ulqin me qellim shkëmbimin e ideve me të rinjtë nga Ulqini të cilët jane aktivist të ketij këndi.
Deçeviq deklaroi për TvTeuta se janë duke punuar në një projekt për krijimin e një klubi për të rinj në Tuz , dhe pervoja e të rinjëve nga Ulqini me “Youth Corner ” mund të shërbejë për një funksionim të mirë edhe të klubit të të rinjve në Tuz.