Sociale Më shumë

Gjimnazi “Vllazërim bashkimi” aktiv edhe gjatë pushimit dimëror

Prej tvteuta11:29, 15 Janar 2016

Me datë 31 dhjetor të vitit 2015 u mbajt mbledhja e këshillit të arsimit të shkollës së mesme të kombinuar “Vllazërim bashkimi” ku u bë rezymea e gjysëmvjetorit të parë. Nga 581 nxënësa të cilët viojnë drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm 64% kanë sukses pozitiv, ndërsa 36% negative. Drejtori i kësaj shkolle Hysejn Ceno Katana është i kënaqur me rezultatin e arritur, kështu deklaron për televizionin Teuta.

Sa i përket drejtimit të shkollës profesionale drejtori nuk shprehet edhe aq i kënaqur, sepse nga 351 nxënës 43% janë me sukses pozitiv, kurse 57% negative.

Edhe se gjatë kësaj periudhe për nxënësit e rregullt është pushimi dimëror, për ato me korespondencë në pjesën e dytë të janarit  fillojnë provimet.

Shkolla e mesme e kombinuar “Vllazërim bashkim” numëron gjithsejtë 932 nxënës të cilët me date 25 janar rikthehen  për të vazhduar procesin mësimor sipas plan programit të paraparë.

  • 1

    Radio