Sociale Më shumë

Gjimnazi privat “Drita” edhe pas 12 viteve shembull i edukimit e arsimimit

Prej tvteuta16:20, 9 Shkurt 2018

Gjimnazi privat “Drita” këtë vit akademik përcjell gjeneratën e vetë të 9. Tash 12 vite ky institucion i ka dhuruar shumë arsimit dhe edukimit, duke formuar e përgatitur nxënës të denjë për arsimimin e lartë. Drejtori i gjimnazit të vetem privat në gjuhën shqipe jo vetëm në Komunën e Ulqinit por në mbarë Malin e Zi, Fejzo Hoxha, shprehet për Televizionin Teuta se ky gjimnaz dallon nga institucionet e tjera edukative në rradhë të parë për nga disiplina.

Rënia e numrit të nxënësve nuk përbën shqetësim vetëm për gjimanzin, shton drejtoi Hoxha, por janë të vetëdishëm që edhe si shkak i migrimit numri i nxënësve bie dita ditës, megjithatë interesimi për shkollën është në atë nivel sa shkolla të funksionojë në kushte normale. “Suksesi i arrirë nga nxënësit si dhe puna e stafit në gjysëmvjetorin e parë për këtë vit akademik është e kënaqëshme, çka na motivon dhe na bën të besojmë se suksesi final do të jetë edhe më i mirë. Me përfundimin e gjysëmvjetorit të parë jemi shumë të kënaqur, nxënësit bashkë me mësimdhënësit kanë arritur sukses në realizimin e planprogramit, vetëm një nxënës është larguar nga shkolla për shkak të notave të dobëta”, deklaron drejtori Fejzo Hoxha.

  • 1

    Radio