Sociale Më shumë

Gjimnazi “Drita” shpall nxënësit më të mirë

Prej tvteuta25 May 2017

Mbrëmë në ambientet e hotel “Llolla”, gjimnazi i vetëm privat “Drita” festoj ditën e shkollës dhe njëmbëdhjet vjetorin që nga themelimi i këtij institucioni arsimor. Përveç udhëheqësisë së shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve, të pranishëm ishin dhe prindërit të cilët njëkohësisht bënë përcjelljen e gjeneratës së tetë të maturantëve të kësaj shkolle. Në emër të gjimnazit “Drita” të pranishmit i përshëndeti themeluesi Hysejn Bisha i cili falenderoj prindërit që i’u kanë besuar fëmijët e tyre dhe nxënësit që me punën e vet arritën sukses dhe që këtë shkollë e ngritën në një ndër institucionet arsimore me më perspektivë në Mal të Zi. Gjithashtu, u bë dhe ndarja e diplomave për nxënësit më të dalluar.