Aktuale Më shumë

Gjest për tu lavdëruar: Klubi i hendbollit “Ulqini” ndihmon qendrën “Sirena”

Prej tvteuta18:40, 16 Mars 2023

Në ambientet e Klubit të Hendbollit të Femrave “Ulqin” sot është bërë shpërndarja e mjeteve të grumbulluara gjatë ndeshjeve të fundit që klubi ka luajtur në shtëpi.

Konkretisht, klubi ka vendosur që në ndeshje të vendosë një kuti për grumbullimin e mjeteve për Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara në Zhvillim “Sirena”, ndërsa mjetet u dorëzuan ditën e sotme. Përveç drejtoreshës së kësa qendre Salije Meqikukiq dhe bashkëpunëtorëve të saj,  të pranishën ishin edhe sekretari për rini dhe sport Artan Çobi dhe menaxherja e Komunës së Ulqinit Ivana Karagjinoviq, të cilët menaxhmenti i klubit i njoftoi me rezultatet në periudhën e fundit dhe shprehën kënaqësinë që me gjestin e tyre mund të ndihmojnë punën e këtij institucioni.

Klubi i henbolli të femrave “Ulqini” dhe Qendra Ditore “Sirena” ftojnë institucionet tjera publike, klubet dhe organizatat që të ndjekin shembullin e këtij klubi dhe së bashku të rrisin përgjegjësinë sociale në Ulqin.

  • 1

    Radio