Gjest human i të rinjve të PDS-së
Prej tvteuta16 December 2016
Këshilli Rinor i Partisë Demokratike të Socialistëve të Ulqinit vizitoi qendrën ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara “Sirena”. Në prag të festave të fundvitit, anëtarët e këshillit dëshironin që bashkëqytetarëve të tyre që vijnë në këtë qendër të ju zbukurojnë ditën me dhuratat e Vitit të Ri. Kryetari i Këshillit Rinor të kësaj partie në Ulqin Darvin Eroviq, tha se askush prej nesh nuk duhet ti dallojë njerëzit sipas asnjë kriteri, sidmos jo fëmijët me nevoja të veçanta.