Rajoni/Bota Më shumë

Gjermania rikthen kontrollet në kufi: Shumë emigrantë ilegalë!

Prej tvteuta13:14, 23 Shtator 2023

Pavarësisht refuzimit prej një kohe të gjatë të kontrolleve kufitare me Poloninë e Cekinë, ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser duket se po dorëzohen tani përballë kësaj kërkese të Unionit. Në debatin për kufizimin e emigracionit të ilegal, ministrja la të kuptohet se do të verifikojë kontrollet lokale kufitare me Poloninë dhe Çekinë.

“Masa përkatëse shtesë të kontrolleve policore janë aktualisht duke u verifikuar”, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Më parë në një intervistë për gazetën “Ëelt am Sonntag”, Faeser ishte treguar e hapur për masa të tilla. “Sipas mendimit tim është një mundësi për të luftuar më shumë kriminalitetin e kontrabandës.”, qe shprehur ajo, duke shtuar sidoqoftë se kontrollet shtesë duhet të bashkëveprojnë me mbikqyrjen e të gjithë zonës kufitare përmes kontrolleve të maskuara.

Ka kohë që për këtë arsye është forcuar prezenca e policisë federale në kufijtë polakë dhe çekë, kujtoi Faeser. Sipas saj, vendimtare është ruajtja e kufijve të jashtëm të BE, “të cilën e arrijmë me një sistem të përbashkët azili.” Një ditë më parë, Faeser deklaroi në Bundestag, se kontrolle të tilla mund të jenë “pjesërisht” efektive edhe në luftimin e kontrabandës, por opozita e akuzoi qeverinë, se po bllokon masat që duhen marrë kundër shifrave në rritje të refugjatëve, si kontrollet kufitare edhe kategorizimin e Gjeorgjisë dhe Moldavisë vende të sigurta origjinë.

  • 1

    Radio