Gjermania ratifikon protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO
Prej tvteuta16:14, 10 Shkurt 2017
Edhe Gjermania i është bashkangjitur shteteve të cilet kanë ratifikuar protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO.
Kjo u bë në seancën e sotme të Bundesratit, dhomës së krahinave gjermane, me çka është përfunduar procedura parlamentare për këtë çështje. Akti i ratifikimit është miratuar pa diskutim dhe me aprovimin e shumicës së pjemarrësve në seancë.