Politikë Më shumë

GJERGJ CAMAJ: ARRITEM SUKSESIN E RADHES, POR NUK DO TE NDALEMI KETU

Prej tvteuta24 March 2017

Pas aprovimit nga ana e Qeverise se Malit te Zi te Propozimligjit për Organizimin Territorial me te cilat me ne fund Tuzi do te fitoje statusin e plote te Komunes dhe  vjen si rezultat i marreveshjtes se koalicionit “Shqiptaret te vendosur”, kryetari i ASH Gjergj Camaj eshte deklaruar me nje kumtese per opinion, te cilen ju ftojme ta lexoni ne teresi. Të nderuar qytetarë , Siç e dinë opinioni i gjerë se angazhimi im politik ka filluar në Alternativën Shqiptare, subjekt ky i formuar me qëllimin primar, arritjen e Komunës së plotë për Malësinë. Mbas një angazhimit tim mbi një dekadë në politikë, sot dua të ndaj me ju një fakt shumë të gëzuar, Aprovimin e ligjeve nga Qeveria që Tuzin e definojnë Komunë të plotë. Ligjet shumë shpejt do të aprovohën në Parlament.

Pra, me aprovimin e ligjit sot nga Qeveria e Malit të Zi, Alternativa Shqiptare arriti dy synime elementare! Një, që Malësia të ketë statusin e Komunës dhe kjo të realizohet përmes ndryshimit të ligjit, pa referendum. Vendimi sot në Qeveri është sjellur njëzëri, i përkrahur nga të gjithë anëtarët e subjekteve politike që përbëjnë shumicën në nivel qendror! Unë po këtu dua të ju rikujtoj tri momente kyçe që i kanë paraprirë realizimit të Komunës së plotë pa referendum. 1. Votimi kundër Komunës së kryeqytetit nga dy deputët shqiptarë në parlament, z. Gjeloshaj dhe z. Nimanbegu; 2. Procesuimi në rend të ditës, për herë të parë në parlamentin e Malit te Zi, të ligjit që sot u aprovua në Qeveri nga po të njëjtit deputetë; 3. Vendosmëria e Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur”, mbas zgjedhjeve të 16 tetorit , 2016 që komuna e Tuzit është bazë e çfardo Marrëveshje për të qenë pjes e qeverisjes qendrore. Pa hyrë në debate me politikanë lokal, e të tjerë që merrën me manipulime gati tre dekada, po këtu dua që emrin tim personal, të Alternativës Shqiptare, si dhe koalicionit “Shqiptarët e Vëndosur” të falenderoj në radhë të parë bashkëpuntorë e afërmit, poashtu edhe votuasit dhe përkrahësit e Alternativës Shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve! Ne nuk do të ndalemi këtu, sepse kemi prap shumë për të bërë në integrimin e plotë të shqiptarëve në trojet e veta në Mal të Zi. Gjergj Camaj, Kryetar i ASH