Gjenerata 1976-77 shënon 40 vjetrin e maturës
Prej tvteuta12 August 2017
Gjenerata e vitit 1976-1977 shënoi 40 vjetorin e maturës. Pas 40 vitesh janë rikthyer në bankat e shkollës duke patur mundësinë që edhe një herë të përjetojnë këtë ndjesi. Ka nga ata të cilët për këtë organizim kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për tu bashkuar me miqtë e vjetër, por për fat të keq ka edhe nga ata të cilët nuk e kanë patur fatin ta përjetojnë këtë përvjetor. Me qellim që ky tubim ti ngjajë një ngjarjeje të mirëfilltë mature , “maturantet “ vazhduan me tej në një nga vendet ku tradicionalisht jane organizuar mbremjet e maturës, duke u defryer përmes këngeve , valleve , argetimit dhe ushqimit të mirë.