Sociale Më shumë

Gjendje stabile në Stacionin shëndetësor në Katërkollë

Prej tvteuta11:49, 13 Shkurt 2017

Në Stacionin shendetësor në Katërkollë gjendja aktuale është stabile. Punohet në dy ndërrime me dy mjek të përgjithshëm, gjithashtu punon dhe shërbimi i patronazhit, si dhe laboratori. Në dispozicion kanë dhe automobilin për transportin e pacientave. mjeku Adem Mustafa për televizionin Teuta thotë se situata në këtë instucion është solide.

“Janë prezente virozat normale, që janë karakteristike për këtë periudhë. Muaji dhjetor dhe ai janar ishin më të veçuarit, sepse kishim fluks më të madh pacientash nga virusi i gripit si dhe virozave të zakonshme. Ndërsa tani janë aktuale vizitat e zakonshme të pacientave me sëmundje kronike, sumundje kardiovaskulare, respiratore, apo sëmundjeve virale” thekson dr. Mustafa.

Ai gjithashtu bën apel tek qytetarët e komunës së Ulqinit që të kenë kujdes për shëndetin e tyre. Simptomat e para të viruseve janë temperatura e menjëhëshme, dhimje trupit, kokës, muskujve, kollitja etj.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio