Sociale Më shumë

Gjendje alarmante ekonomike në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta12:23, 10 Nëntor 2015

Gjendja ekonomike në komunën e Ulqinit është alarmante-kështu i deklaroi televizionit Teuta kryetari i Sindikatit Komunal Shefki Keko Lamoviq.

Në vitin 1992 në komunën e Ulqinit kishte 6 mijë veta të punësuar ,ndërsa sot 2.300 punëtorë ,ku gjysma nga ato nuk i marrin pagat mujore me nga disa muaj, ndërsa një numri të konsiderueshëm nuk i paguhen kontributet dhe sigurimi shëndetësor-shton kryetari i Sindikatit komunal –Shefki Keko Lamoviq.

Kemi një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të cilët kanë plotësuar kushtet për të dalë në pension,por si shkak i mos pagesës së kontributeve nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë-shton Lamoviq

  • 1

    Radio