Sociale Më shumë

Gjendja në azil më mirë se pritej. Ka hapsirë për përmirsime

Prej tvteuta10:13, 12 Shkurt 2020

Përfaqësuesit e OJQ-së “Miqtë e kafshëve nga Podgorica” kanë kryer një vizitë të paparalajmëruar në azilin e qejve në Ulqin, me ç’rast kanë konstatuar se gjendja në azil është më mirë se sa pritej. Kushtet e pastërtisë së kafshëve janë të mira dhe se nuk ka mungesë të ushqimit, kanë deklaruar ata për media, duke shtuar se ka mjaft azile në vend që janë në gjendje më të keqe. Gjithsesi, gjendja thonë ata nuk është ideale dhe akoma duhet shumë punë që edhe ky azil të ofrojë kushtet optimale për qëndrimin e këtxre kafshëve.

  • 1

    Radio