Gjendja e mediave më e keqe se kurrë
Prej tvteuta13 December 2016
Gjendja e mediave në Mal të Zi nuk ka qenë kurrë më e keqe, kurse cilësia e gazetarisë po degjeneron dita ditës, është vlerësuar në prezantimin e hulumtimit mbi nevojat për edukimin e gazetarëve dhe mediave, të përgatitur nga Instituti për Media. Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit ndërkombëtar “Partneritetit për Zhvillimin e Mediave në Evropën Juglindore”, në të cilin marrin pjesë tetë organizata mediatike të rajonit që përbëjnë rrjetin për profesionalizimin e mediave. Drejtori i Institutit për media Vlladan Miqunoviq, tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së mediave, kushtet e punës dhe aftësitë arsimore të gazetarëve, si dhe afirmimin e rëndësisë së edukimit të mediave, inkurajimin e debatit të gjerë publik në lidhje me lirinë e medias, si dhe sigurimin e mbështetjes civile në procesin e reformave në këtë sektor. U konkludua se Mali i Zi fatkeqsisht vitet e fundit po stagnon në sferën e mediave , kur ka më së shumti gazetar të shkolluar, por të cilët gjithnjë e më tepër po bien pre e klientelizmit , sipërfaqsisë dhe papërgjegjshmërisë së theksuar.