Politikë Më shumë

GJELOSHAJ:DO TE PUNOJME PER INTERESA TE QYTETAREVE

Prej tvteuta16:25, 11 Mars 2019

“Fitorja jonë bindëse tashmë u zyrtarizua edhe pse ne e ditëm atë edhe më parë, duke filluar që nga dita e formimit të koalicionit, sepse këtij projekti ju qasem me seriozitetin më të madh për të mirën e Malësisë dhe të ardhmen e saj”, tha për Malesia.org bartësi i listës Nik Gjeloshaj. Ai sqaroi se kishte tentativa për zvarritje të vullnetit të votuesve.  “Fitorja jonë bindëse na ka mundësuar që ne të projektojmë atë që është në interesin e banorëve të Malësisë. Edhe pse kishte tentativa të shumta për të zvarritur vullnetin në përkrahjen e koalicionit shqiptar, ato dështuan sepse besimi i votuesve tonë ishte gjithnjë e më i madh”, sqaron Gjeloshaj.  Gjeloshaj thotë se ata tashmë janë në pozitë që të formojnë pushtetin e ardhshëm në interes të qytetarëve të Malësisë.

  • 1

    Radio