Gjeloshaj: Zgjedhjet në Tuz i kanë bashkuar të gjithë shqiptarët
Prej tvteuta15:06, 27 Shkurt 2019
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha për TV Teuta se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen me 3 mars në Tuz, ka ndikuar në bashkimin e shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi por edhe në shtetin amë dhe Kosovë.
Ai vlerësoi se koalicioni shqiptar do të jetë padyshim fitues i zgjedhjeve, dhe për këtë meritë kanë të gjithë përfaëqsuesit politik të shqiptarëve në këtë trevë.
Në lidhje me manipulimet eventuale në zgjedhje, Gjeloshaj tha se janë të vetëdijshëm për metodat që perdoren për të ndikuar mbi vullnetin e votuesve, dhe në rast të përsëritjeve të fenomeneve të tilla nuk do të ngurrohet që ato të bëhen publike, e në rast nevoje edhe të mos u jepet legjitimitet atyre.