Gjeloshaj: Votuesit të dalin në numër sa më të madh dhe të jenë pjesë e këtij momenti historik 
Prej tvteuta16:27, 4 Mars 2019
Gjeloshaj: Votuesit të dalin në numër sa më të madh dhe të jenë pjesë e këtij momenti historik
Bartësi i listës së Forumit Shqiptar në zgjedhjet lokale të Tuzit, Nikë Gjeloshaj, pasi kreu procedurën e votimit dha edhe një deklaratë për media. Ai tha se në fillim ka pasur pengesa teknike në procesin e votimit, por të cilat nuk do të ndalin vullnetin e votuesve për të përkrahur koalicionin shqiptar. Ai bëri apel që qytetarët e kësaj komune të dalin në votim në numër sa më të madh dhe të jenë pjesë e këtij momenti historik për Komunën e Tuzit. Në lidhje me bashkimin e subjekteve shqiptare në një listë të vetme, ai tha se ky bashkim nuk është i rëndësishëm vetëm për shqiptarët në Tuz por në të gjitha trevat shqiptare.