Ekonomi Më shumë

Gjeloshaj takohet me afaristin nga Kosova. Marrëveshje për të ndihmuar bujqit

Prej tvteuta18:32, 13 Shkurt 2021

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka pritur në takim pronarin e kompanisë së njohur nga Kosova “Pestova” Fevzi Kosumin, kompani e cila njihet më së shumti për prodhimin e patatinave. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Gjeloshaj thotë se në bisedë me Kosumin kanë rënë dakord që gjatë viti 2021, kjo kompani nga prodhuesit  e patateve nga komuna e Tuzit të blejë mbi 1500 tonë patate, me vlerë të përgjithshme rreth 350.000 euro. Në postim Gjeloshaj po ashtu thotë se Kosumi ka treguar interes që të bëhet një analizë ekonomike për hapjen e e fabrikës së produketeve të patates, dhe se Komuna e Tuzit do të ndërmarrë hapat e duhur për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të këtij investimi. Pas bisedës, thotë Gjeloshaj, me afaristin Kosumi kanë vizituar edhe disa bujq të komunës së Tuzit, për ti njoftuar ata nga afër me marrëveshjen e arritur dhe planet afatgjata të kësaj komune për zhvillimin e bujqësisë.

  • 1

    Radio