Gjeloshaj: Shiptarët kërkojnë mandate të garantuara
Prej tvteuta10:51, 1 Dhjetor 2016
Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, tha për gazetën Pobjeda se shqiptarët kërkojnë ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor, i cili nuk është afirmativ për pakicat , përveç asaj kroate.
Gjeloshaj shprehu mendimin se votat e subjekteve shqiptare duhet të ndahen vetëm në mes tyre, nga ato parti që në zgjedhje marrin më shumë se 1% të votave. “Në këtë mënyrë do të shmangej mundësia që kundërshtarët tanë më të egër të gjejnë njerëz që për përfitime personale janë në gjendje të tresin 500 apo 1000 vota”, arsyetoi Gjeloshaj.