Aktuale Më shumë

Gjeloshaj: Qëndroj pas fjalëve të mia. Më vjen keq që Spajiq i mohon

Prej tvteuta11:00, 24 Janar 2022

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, në emisionin Link të RTMZ tha se i vjen keq që ministri i Financave, Millojko Spajiq, ka mohuar t’u ketë ofruar minoriteteve  zëvendësimin e URA-së në Qeveri. Ai tha se është gati të shkojë në poligraf, sepse qëndron pas fjalëve të tij. Gjeloshaj shtoi se nuk e dinte që Spajiq i kishte ftuar në takim për t’u ofruar për të qenë pjesë e qeverisë, por mendonte se kishte arsye të tjera.

“Ne nga sfera e politikës e dimë se asgjë nuk është e rastësishme. Dëgjuam se çfarë kishin për të thënë dhe bënim pyetje, ata thanë se pas gjithçkaje qëndronin amerikanët. Të gjitha palët përveç URA-së u përmendën. Më pas ka kolegu Fatmir Gjeka ka pyetur për URA-n, dhe janë përgjigjur se do të shohin se çfarë do të bëjnë me ta, pasi nuk janë besnikë të kryeministrit”, tha Gjeljoshaj.

Ai tha se për përfaqësuesit e popujve pakicë gjithçka ishte e qartë dhe se çdo gjë ngjante me një amaterizëm politik.

  • 1

    Radio