Aktuale Më shumë

Gjeloshaj pro “Ballkanit të hapur”: Frika ndaj Vuçiq, nën çdo nivel

Prej tvteuta17:20, 26 Qershor 2022

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar qëndrimin e tij pro iniciativës “Ballkani i hapur”, duke thënë se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë boshti kryesor i këtij projekti dhe se Kosova së shpejti po ashtu do të jetë pjesë e tij.

“Ballkani i Hapur është një projekt i përbashkët i partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë, dhe unë personalisht jam edukuar jo vetëm politikisht, për t’u lidhur me vlerat amerikane, pa përjashtime! Ballkani i hapur i jep fund njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe mbyll çështjen më të rëndësishme të hapur mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi nuk duhet të jetë inferior në këtë proces, por si anëtar i NATO-s, edhe pse i vogël, duhet të jetë ndër aktorët kryesorë të projektit. Nuk e kuptoj inferioritetin e disa strukturave politike në Mal të Zi. Unë veçanërisht e konsideroj nën çdo nivel frikën ndaj Vuçiq.”, shkruan më tej Gjeloshaj në postim.

Duke theksuar se çdokujt duhet ti jepet mundësia të ndryshojë, ai shton se nuk duhet patur frikë nga askush dhe se duhet të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, veçanërisht me vendet fqinje.

“Ne nuk mund të antarsohemi në BE nëse nuk hapemi me fqinjët tanë. Le të shohim të ardhmen, jo të shkuarën. Duhet të marrim përgjegjësi, jo çdo gjë ta kthejmë në temë kombëtare. Kush dëshiron të qëndrojë në vitet ’90-ta – i uroj fat. Unë këtë sigurisht nuk e dua dhe as nuk do ta dua!”, thotë ndër të tjera Gjeloshaj.

  • 1

    Radio