Aktuale Më shumë

Gjeloshaj për platformë të përbashkët të pakicave

Prej tvteuta16:18, 14 Qershor 2023

Bartësi i listës së “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj, tha se qëllimi i këtij koalicioni është të mbledhë deputetët e partive shqiptare dhe të shqyrtohet mundësia e një platforme të përbashkët me pakicat e tjera, e më pas të vendoset për partnerët e mundshëm për të formuar qeverinë.

“Mendoj se duhet të presim rezultatet zyrtare, nëse shikojmë matematikisht kemi mundësi të ndryshme, kush mendon të arrijë mazhorancën me  vetëm 41 dhe jo 49 për të kompletuar institucionet, ka një plan afatshkurtër. “-tha Gjeloshaj për RTMZ.

Në zgjedhjet parlamentare, Forumi Shqiptar fitoi dy , ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat.

  • 1

    Radio