Gjeloshaj: Pakicat nuk do të pëkrahinin një ligj që cënon liritë fetare
Prej tvteuta16:10, 3 Mars 2020
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se popujt pakicë në Mal të Zi nuk do të përkrahnin kurrë një ligj i cili do të cënonte liritë fetare, dhe se me parullën e mbrojtjes së objekteve të shenjta nuk duhet të kërcënohet uniteti i arritur në Mal të Zi. “Objektet fetare de fakto nuk janë pronë e organizatave fetare por të popullit i cili i kanë ndërtuar vetë, ashtu si çdo gjë në Mal të Zi është pronë e qytetarëve dhe jo e qeverisë apo komunës.”, tha Gjeloshaj. Ai shtoi se pakicat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të jenë garant i mbrojtjes së arritjeve të deritanishme në Mal të Zi.