Aktuale Më shumë

Gjeloshaj: Nuk po luftojmë për karrige

Prej tvteuta15:28, 19 Gusht 2023

Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, komentoi për Portalin RTMZ spekulimet e fundit mediatike për ofertën për ndarjen e portofoleve në qeverinë e ardhshme, duke theksuar se nuk janë një organizatë e kolltukëve dhe “leni ministritë t’i marrin përsipër ‘praktikantët ekspertë’ për të na shpëtuar”.

“Aktualisht jam në Gjenevë, kam takime shumë, shumë të rëndësishme për investimet në zhvillimin e energjisë, për një investim të madh në Tuz. Nuk dua të komentoj spekulimet mediatike, sidomos për kolltukët. Unë mbetem i mendimit se nëse pranohen angazhimet tona programore, ne do ta mbështesim Qeverinë pa asnjë funksion.”

Sipas disa versioneve të mëparshme, posti i Zëvendëskryeministrit për Zhvillimin Rajonal duhet t’i përkiste Forumit Shqiptar.

Kreu i shtetit Jakov Millatoviq i dha Millojko Spajiqit mandatin për të formuar qeverinë javën e kaluar dhe më pas nisën negociatat zyrtare.

Sipas disa varianteve, është e mundur që qeveria e ardhshme të mbështetet nga 56 deputetë – pra 24 nga Europa tani, 13 nga aleanca “Për të ardhmen e Malit të Zi”, shtatë nga Mali i Zi Demokratik, dhjetë nga partit e pakicave dhe dy deputetë të PKSH-së. Një qeveri e tillë do të kishte më shumë se mbështetje të fortë, por në atë mënyrë do të krijohej një shumicë që do të mundësonte zhbllokimin e gjyqësorit dhe një marrëveshje për çështjet kyçe të integrimit evropian të Malit të Zi.

  • 1

    Radio