Politikë Më shumë

GJELOSHAJ: NUK DO TE LEJOJME ME PERCARJE

Prej tvteuta11:23, 25 Mars 2019

“Pos qe eshte nje privilegj I madh, per mua eshte pergjegjesi shume e madhe ndaj gjeneratave qe vine, ndaj vendit, ndaj te gjithe atyre qe 30 vjet ishin aktiv qe Tuzi te kete komune”, keshtu deklaroi Nik Gjeloshaj, per Tv Teuta pas marrjes se mandatit te kryetarit te komunes.

Ne pyetjen tone se cfare domethenje ka ky post, i cili me emrin e tij shenoi nje histori te re per popullin shqiptare dhe per komunen e Malesise, pasiqe eshte emeruar kryetari i pare i komunes me te re ne Mal te Zi, Gjeloshaj tha se kjo eshte edhe nje pergjegjesi me e madhe qe te tregojme se Malesia eshte ajo qe tregoi me 3 mars dhe qe ka treguar gjithmone. “Eshte vend ku mund te jetohet mire, vend ku mund te jetojne te gjithe bashke pa marre parasysh dallimet, dhe se sot jam I bindun se kemi percua nje mesazh nga ky kuvend  se Malesia ne cdo aspekt eshte nje dhe fuqishem kem tregua se asnje lloj percamjet as nacionale as fetare nuk do ta lejojme sepse ne shqiptaret dime te respektojme te gjithe”, perfundoi Gjeloshaj.

  • 1

    Radio