Politikë Më shumë

GJELOSHAJ: ME NJE LISTE MUND TE FITOJME 3 DEPUTET

Prej tvteuta09:49, 23 Mars 2019

Lideri I Alternatives shqiptare dhe kandidati I Forumit shqiptare per Kryetar të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në një intervistë për RTV Dukagjini,transmeton Malesia.org,  ka deklaruar se përgjegjësia është e politikanëve dhe jo e qytetarëve. Ai këtë deklaratë e tha pikërisht duke analizuar situatën e zgjedhjeve në Ulqin vitin e kaluar, ku  pavarësisht ndarjes në tre lista, subjektet shqiptare fituan bindshëm për të qeverisur  me Ulqinin.  Gjeloshaj, ka thënë se partitë shqiptare duhet të ndjekin shembullin e Tuzit dhe të bashkohen në zgjedhjet parlamentare që janë të parapara në vitin 2020. Ai ka thënë se nëse bashkohen subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare, ata mund të fitojnë tre deputetë, ndërsa tani shqiptarët kanë vetëm një deputetë.

  • 1

    Radio