Politikë Më shumë

Gjeloshaj: Ligji për Komunën e Tuzit është gati, së shpejti miratimi nga Qeveria

Prej tvteuta09:50, 22 Mars 2017

Zyrtari i Alernativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, në një deklaratë për media ka njoftuar se propozim ligji i cili e definon Tuzin Komunë të plotë pa referendum është gati dhe deri në fund të muajit do të aprovohet nga Qeveria.

Gjeloshaj shprehu optimizëm për faktin se Malësia po behet Komunë e plotë, shkaku kryesor për të cilën vetë Alternative Shqiptare është themeluar si subjekt. “Ne si subjekt jemi shumë të vendosur që edhe në të ardhmen të marrim pergjegjësitë për të përmirsuar situatën e popullit shqiptar, jo me fjalë boshe e populizëm, por me punë konkrete” , tha në mes tjerash Geloshaj.

  • 1

    Radio