Aktuale Më shumë

Gjeloshaj: Komuna e Tuzit arriti marrëveshje me kompaninë “Plantacionet”

Prej tvteuta18:35, 17 Dhjetor 2021

Komuna e Tuzit nuk do të bllokojë llogarinë e kompanisë “13 Korriku – Plantacionet”, për shkak se është arritur marrëveshja për të ndihmuar kompaninë të shlyejë obligimet e saj ligjore ndaj Komunës, tha kryetari Nik Gjeloshaj për “Vijesti”.

Kompania në fjalë sot kërcënohej me bllokadë të llogarisë prej tre milionë eurosh, që do të rrezikonte seriozisht funksionimin e saj, por u ra dakord që Hipotekarna banka ta shtyjë bllokimin prej dy milionë eurosh, ndërsa Gjeloshaj njoftoi se e ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve të kompanisë dhe të zyrtarëve të interesuar shtetërorë (Millan Knezheviq dhe Dritan Abazoviq) për të ndihmuar Plantacionet në shlyerjen e detyrimeve ligjore ndaj Komunës së Tuzit.

Në takimin me përfaqësuesit e kësaj kompania u dakordua që nga e hëna e deri në fund të vitit kompania të shlyej 40% të detyrimeve tatimore për pasurinë e paluajtshme dhe të gjitha detyrimet e tjera tatimore për këtë vit. Siç tha ai, pjesa e mbetur e detyrimit tatimor për pronën e paluajtshme do t’i paguhet Komunës së Tuzit me këste deri më 31 maj të vitit të ardhshëm, gjë që sipas Gjeljoshajt është pranuar nga përfaqësuesit e kompanisë. Ky, siç tha ai, është mesazhi përfundimtar për ata që pretendojnë se ai kërkon të shkatërrojë Plantacionet.

  • 1

    Radio