Gjeloshaj kërkon zgjedhje edhe në Tuz
Prej tvteuta25 August 2017
Zyrtari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se zgjedhjet lokale duhet të mbahen edhe në Tuz, pasi ligji për organizimi territorial parashikon që Tuzi të bëhet komunë me të drejta të plota, atëherë Kuvendi duhet të shkurtojë mandatin dhe zgjedhjet të mbahen në nëntor së bashku me ato në 3 komunat e tjera. Sa u përket zgjedhjeve në Ulqin, Gjeloshaj u shpreh edhe në favor të mbajtjes së tyre në muajin nëntor.