Politikë Më shumë

Gjeloshaj: Jemi optimist për rezultat pozitiv të partive shqiptare

Prej tvteuta12:52, 23 Janar 2019

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, tha për TV Teuta se në zgjedhjet lokale të 3 marsit në Tuz, partitë shqiptare do të kenë rezultat shumë të mirë, çka e konfirmojnë edhe anketimet e kryera. Ai shtoi se rëndësia e këtyre zgjedhjeve është diskutuar edhe me presdentin Meta, dhe është vlerësim i përbashkët se partitë shqiptare duhet të formojnë pushtetin në komunën më të re në Mal të Zi.

Në lidhje me daljen në zgjedhje, Gjeloshaj tha se me Lidhjen Demokratike Shqiptare kanë arritur marrëveshjen dhe tani po presin përgjigjen përfundimtare nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve me qëllim që të gjitha subjektet shqiptare të jenë në një listë.

  • 1

    Radio