Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Gjeloshaj: I marrim të gjitha ndërmarrjet ose asnjërën

Prej tvteuta16 October 2019

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është shprehur kategorikisht kundër marrjes së QIK të Tuzit nën mbikqyrjen e Komunës së Tuzit, pasi sipas tij kjo duhet të ndodhë me të gjitha ndërmarrjet e tjera dhe jo vetëm me ndonjërën prej tyre. Gjeloshaj tha se nuk është e pranueshme që një ndërmarrje me shpenzime si QIK ti kalojë Tuzit, kurse të tjerat që sjellin përfitime si ujësjellësi apo tregu të jenë nën Komunën e Podgoricës. Ai shtoi se ata janë të gatshëm të presin deri kur të gjitha ndërmarrjet që aktualisht janë nën mbikqyrjen e kryeqytetit ti kalojnë Komunës së Tuzit , por nuk do të ndërmarrin veç e veç asnjërën  prej tyre .