Gjeloshaj, Gjeka dhe Dukaj në Qeveri
Prej tvteuta14:18, 19 Tetor 2023
Lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, do të jetë nënkryetar i Qeverisë së 44-të për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Nga radhët e partive shqiptare, pozitë në Qeveri do ta ketë edhe Fatmir Gjeka, i cili do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, ndërsa në krye të departamentit për administratë publike, Marash Dukaj.