Gjeloshaj: Deputetët që votuan kundër janë armiq të shqiptarëve
Prej tvteuta15:53, 29 Dhjetor 2018
Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i quajti armiq të shqiptarëve deputetët që votuan kundër propozimit për ndryshimin e ligjit për rendin publik. Ky propozim i dorëzuar nga deputeti Genci Nimanbegu, duhej të lejonte pa pengesa përdorimin e simboleve kombëtare nga pakicat, por deputetët e opozitës, Ranko Krivokapiq, Rashko Konjeviq dhe Nedeljko Rudoviq votuan kundër, sëbashku me atë të Partisë Liberale Andrija Popoviq që është pjesë e pushtetit. Sipas Gjeloshaj, tani maskat kanë rënë dhe me këtë akt është vërtetuar natyra antishqiptare e këtyre partive , edhe pse shqiptarët ishin ndër ata që ruajtën flamurin e tyre kur ata nuk kishin guxim.