Gjekë Gjonaj zgjidhet kryetar i Këshillit programor të Kohës Javore
Prej tvteuta18:24, 28 Janar 2016

Gazetari i mirënjohur Gjekë Gjonaj u zgjodh njëzëri kryetar i Këshillit programor të Kohës Javore.
Kjo u vendos në mbledhjen konstituive të këtij këshilli, e cila u mbajt sot në Ulqin.
Në mbledhjet e ardhshme pritet të miratohet rregullorja e punës, si dhe mjaft vendime tjera me rëndësi në mbarvajtjen e gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.