Gjekë Gjonaj: Gjithnjë e më pak martesa në familjet shqiptare në Mal të Zi
Prej tvteuta09:15, 15 Shkurt 2020
Martsesa në përgjithësi konsiderohet si një ditë e lumtur në jetën e njeriut. Në shoqërinë shqiptare tradicionale dita kur dy të fejuar ( djali dhe vajza) kanë vendosur të kurorëzohen dhe të nënshkruajnë aktin e martesës, përveç si ditë gëzimi është konsideruar një ditë e rëndësishme, madje vendimtare. Jo më kot ne shqiptarët brez pas brezi kemi përdorur thënien popullore kuptimplote “ Me martesë, ose pshton ose maron!”. Në monetin kur themi “ Po, pranoj” të fejuarin ( fejuarën) tim(e) për burr ose grua, nuk i kemi dhënë besën ( fjalën) vetëm njëri-tjetrit por edhe familjes, prindërve dhe Zotit ( Perëndisë) se do të trajtomë mirë njëri-tjetrin .
Nëse nuk e dimë ose kemi harruar 9 shkurti njiihet si Dita Ndërkombëtare e Martesës. Kjo ditë në mbarë botë i kushtohet dashurisë se çiftit martesor, gruas dhe burrit si shtylla kryesore të familjes. Ideja e shënimit të ditës botërore të lidhjes martesore ka filluar në shtetin amerkan Louisiana në vitin 1981 dhe është zyrtarizuar dy vite më vonë si Dita Botërore e Martesës , ( anglisht World Marriage Day), me qëllim që çdo vit në mbarë botën të shënohet javën e dytë të muajit shkurt.
Kjo ditë në mënyrë simbolike synon t’i nxisë njerëzit ( çiftet) që sa më shumë të martohen ( kurorëzohen ) dhe kështu rë krijojnë familje, të lindin fëmijë dhe të trasghëgohen. Mirëpo vetëm një ditë nuk është e mjaftueshme që të ruhet martesa, por mjafton që të njihen vlerat e martesës. Vlerat e martesës, pavarësisht proceseve shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet shqiptare në Mal të Zi mendoj se për fat të mirë ende mund të thuhet se ruhen vlerat tradicionale të martesës, të familjes sikurse edhe raportet mes gruas dhe burrit , më pastaj edhe prindërit ndaj fëmijës. Familja shqiptare në këtë shtet, i cili ka ndryshuar sikur të gjitha vendet tjera evropiane e botërore, dëshiron të ruaj fenomenin e martesës , që pa më të voglin dyshim, është esenca e familjes dhe shoqërisë, e cila mund të shërbejë edhe për shkatërrimin e familjes . Ajo po përpiqet që t’i përballojë sfidat e kohës dhe të mbetet qelizë kryesore shoqërisë . Të promovojë martesën, vlerat e saj dhe të familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si një bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Po, sa të rinjtë shqiptarë sot vendosin lidhje martesore dhe cila është mosha e hyrjes së tyre në martesë? Në mungesë të një hulumtimi ( studimi) të evolucionit të martesës në Mal të Zi nuk mund të japim përgjigje të saktë. Por, bazuar në njohuritë ( informacionet) tona nga përditshmëria jonë , numri i martesave në familjet shqiptare sidomos në dy dekadat e fundit të shekullit XXI ka shënuar rënie të theksuar.Ndërsa mosha e martesës shkon vazhdimisht duke u rritur për të dy gjinitë. Si pasojë e kësaj në vendbanimet me popullatë shqiptare në Mal të Zi sot kemi shumë vajza e djem të pamartuar të moshës mbi 30 vjeç. Në disa fshatra shqiptare ndodh të ketë një ose dy dasma në vit, madje mjerisht edhe asnjë. Le të shërbejë ky shkrim si nxitje dhe inkurajim që rinia jonë të mos “ dorëzohet” nga zhvillimi ekonomik, social e kulturor i vendit. Por të martohen , jo thjeshtë për të përmbushur një çështje ( histori) dashurie, një dëshirë të zjarrtë , por një harmoni të shumë gjërave të ndryshme. “ Martesa është pak më shumë se një violin, pasi muzka e bukur përfundon dhe telat janë të ngjitur…” është njëra ndër thëniet e bukura të martesës