Gjeka: Zenka shprehu qëndrimin e tij e jo të koalicionit “Bashkë një za”
Prej tvteuta21 August 2022

Me votën e tij kundër Qeverisë së Abazoviq, deputeti Mehmet Zenka ka shprehur mendimin dhe interesat e tij dhe jo qendrimet e koalicionit “Bashkë një za” prej të cilit e ka fituar mandatin, ka deklaruar ministri dhe ish deputeti i këtij koalicioni, Fatmir Gjeka. “Dua të theksoj, si kryetar i një partie nacionale shqiptare dhe përfaqësues i popullit shqiptar, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Bashkë një za” në zgjedhjet e fundit parlamentare, se gjatë votimit të mosbesimit ndaj qeverisë, deputeti Mehmet Zenka është shprehur sipas dëshirës dhe interesave të tij dhe jo në emër të koalicionit tonë. Dua të theksoj se pasi u zgjodha ministër ia dorëzova Zenksë postin e deputetit .” njoftoi Gjeka. Ai ka thënë se ai dhe koalicioni tjetër, Lista Shqiptare, që ka përfaqësues në Kuvendin e Malit të Zi dhe një ministër në Qeveri, kanë qëndrime të njëjta për këtë çështje. “Kjo do të thotë se numri më i madh i përfaqësuesve politikë të kombit tonë, të cilët kanë mbështetjen bindëse të qytetarëve, dinë të marrin vendimet e duhura në situata sfiduese”, tha Gjeka. Ai gjithashtu theksoi se si ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave shpreh kënaqësinë e madhe për punën në Qeverinë e 43-të të Malit të Zi, kryeministër i së cilës është Dritan Abazoviq, duke shtuar se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin, çka sipas tij ka rezultuar me një sërë rezultatesh të jashtëzakonshme në shumë fusha.