Aktuale Më shumë

Gjeka – Popa: Të përshpejtohet agjenda evropiane e vendit

Prej tvteuta17:06, 1 Korrik 2022

Agjenda evropiane e Malit të Zi do të përshpejtohet me angazhimin maksimal të të gjitha kapaciteteve të kësaj Qeverie, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka me rastin e takimit me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.  Jemi të vetëdijshëm për stagnimin e mëparshëm në procesin e anëtarësimit, tha Gjekadhe tha se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave ka prioritet përmbushjen e obligimeve nga Programi për anëtarësim.

Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim, duke theksuar mbështetjen politike dhe ekonomike të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi si më e rëndësishmja në procesin integrues të vendit. Gjeka e njohu ambasadoren me aktivitetet e Ministrisë dhe sfidat në fushën e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve që e presin në rrugën drejt mbylljes së standardeve përfundimtare.  Ai ritheksoi gatishmërinë për kontributin e plotë të kësaj ministrie në përmbushjen e detyrimeve kyçe nga kapitulli 23 i negociatave.

Ambasadorja Popa shprehu kënaqësinë që ministria për të drejtat e njeriut përsëri është resor në vehte, duke theksuar rëndësinë e realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.  Ajo vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në zbatimin e të gjitha politikave me të cilat merret kjo ministri. Delegacioni i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për realizimin e të gjitha synimeve të vendosura në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat janë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të ministrisë përkatëse, theksoi Popa.

Në takim u njoftua se do të intensifikohet puna për përmirësimin e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, me qëllim të respektimit të plotë të tyre.

 

  • 1

    Radio