Gjeka: Emërimi i Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një ngjarje e madhe për shqiptarët
Prej tvteuta16:19, 30 Janar 2024
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka përcjellë urimet e tija për emërimin e kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut padyshim që edhe në të ardhmën do të dëshmojnë bashkëpunimin e mirë që kanë në mes vete, ka thënë ministry Gjeka.
Gjeka tha se dita e emërimit të Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët dhe se kabineti qeveritar i Talat Xhaferit do të përmbushë siç duhet angazhimet dhe detyrimet e veta.
„Jam i bindur se zgjedhja e Juaj për të udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, do ti përmirësoj marëdhëniet e shteteve tona në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE, si dhe për përcaktimin e tyre për shoqëri të lira e demokratike“, shtoi Gjeka.