Sociale Më shumë

Gjatë vitit 2017 u bënë 151 martesa, shumica në fund të verës

Prej tvteuta16:45, 26 Dhjetor 2017

Për njërin nga hapat më të rëndësishëm në jetë, lidhjen martesore, këtë viti vendosën shumë çifte në Ulqin. Deri me 25 dhjetor, 151 çifte apo 302 shtetas, u martuan në territorin e Komunës së Ulqinit. Vitin e kaluar ky numër ishte më i ulët, gjegjësisht martesë lidhën 136 çifte. “Për një jetë të përbashkët më partnerin në masën më të madhe vendosin ato deri në moshën 30 vjeçare  , kurse ato në moshë më të madhe janë më të pakët në numër,” thotë për Televizionin Teuta nëpunësja e zyrës civile pranë Komunës së Ulqinit Rajka Prodanoviq.

Për paraqitjen e kërkesës për martesë është e nevojshme të grumbullohen dokumente të caktuara të cilat mund të merren shumë shpejt në degën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ulqin. Për ata që duan të martohen këtu por vijnë nga një vend tjetër, procedura për paraqitjen e dokumenteve është gjithashtu shumë e thjeshtë. “Duhet të merret një çertifikatë të gjendjes së lirë martesore, çertifikata e lindjes dhe një fotokopje të kartës së identitetit. Procedura është e njëjtë edhe për ata që vijnë nga vendet e tjera,” thotë Prodanoviq.

  • 1

    Radio