Slider Më shumë

Gjashtë humbje jetësh, numri i të infektuarve ka rënë nën një mijë

Prej tvteuta16:10, 23 Janar 2022

 

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 996 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Laboratorët e Shëndetit Publik dhe të tjerë privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit me koronavirus kanë përfunduar sot analizën e 2844 mostrave.
Në Podgoricë u regjistruan 283 raste ,Nikshiq 13, Tivar 113 ndërsa në Ulqin 65 raste.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan edhe 6 humbje jetësh nga mosha 73 deri në moshën 90 vjeçare.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 9,580.

  • 1

    Radio