Aktuale Më shumë

Gjashtë diplomatë rusë shpallen non grata

Prej tvteuta09:34, 30 Shtator 2022

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka shpallur non grata gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi. Nga ai departament kanë deklaruar në Twitter se vendimi është marrë për shkak të aktiviteteve që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu më herët, gjegjësisht në mars, prill dhe gusht të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme shpalli non grata edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë që vepronin në Mal të Zi.

 

  • 1

    Radio