“GËZOHUNI FËMIJË” I LUMNIJE R.BISHA
Prej tvteuta11:12, 13 Gusht 2015
Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, doli nga shtypi libri “Gëzohuni fëmijë” i autores Lumnije Rexha – Bisha. Ky është një libër didaktik për fëmijët e moshës parashkollore, ku ata nëpërmjet lojërave didaktike, vjershave, përrallëzave, labirinteve etj. mund t’i mësojnë më lehtë shkronjat dhe numrat.Libri është financuar nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
Lumnije Rexha – Bisha punon si edukatore në çerdhen e fëmijëve “Solidariteti” në Ulqin. Ky është libri i saj i tretë dhe përbën vazhdim të ciklit të librave të saj kushtuar fëmijëve: “Hapi krahët” dhe “Gjëegjëza, fjalë të urta”.