Politikë Më shumë

Genci Nimanbegu: Malësia duhet të jetë shembull për të gjithë ne(video)

Prej tvteuta18:58, 6 Mars 2019

Përkrahje e parezervë për Malësinë  në këto zgjedhje kishte edhe nënkryetari I kuvendit Genci Nimanbegu I cili këtë fitore e vlerësoi si shembull për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

“E nderuara Malësi, vëllezër dhe motra shqiptarë. Nuk kam fjalë me përshkrua lumturinë që ndiej unë dhe lumturinë që ju malësoret dhe malësorët u keni dhënë të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, por besoj edhe të gjithë shqiptarëve në ballkan  dhe në rruzullin tokësorë. Mençuria dhe puna e liderëve tuaj ktu në Malësi, edhe me mangësi që kanë, por edhe me virtyte që kanë, duhet të dëshmojnë në punën e ardhshme që MalësiaTuzi ka me qën një komunë e zhvilluar,komunë demokratike.shembulli juaj duhet të jetë shembull për të  gjithë ne në Mal të Zi”, theksoi  Genci Nimanbegu ne fjalimin e mbrëmjes festive në Tuz.

  • 1

    Radio