Genci Nimanbegu jep dorëheqje nga posti i deputetit
Prej tvteuta29 October 2023

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për dorëheqjen parevokueshme nga posti i deputetit.
“Jap dorëheqje nga posti i deputetit për arsye politike dhe etike”, njoftoi Nimanbegu.
Nimanbegu falënderoi kolegët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe veçanërisht punëtorët e Kuvendit të Malit të Zi.