Politikë Më shumë

Gegaj: Për kryetarin pas Krishtlindjeve ortodokse

Prej tvteuta10:02, 5 Janar 2018

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Gegaj, ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës së Kuvendit të Tuzit do të mbahet pas Krishtlindjeve ortodokse, kur pritet të zgjidhet edhe kryetari i kësaj komune i cili do të jetë nga radhët e PDS-së.

Gegaj tha se pushtetin do ta formojnë me partnerët tradicional, Partinë Boshnjake dhe UDSH. Për kryetar të Kuvendit Komunal sipas të gjitha gjasave do të jetë Fadil Kajoshaj nga UDSH, kurse Partisë Boshnjake do ti takojnë poste të tjera në administratë.

  • 1

    Radio